Tech Talk me Besfort Gurin
By altin on May 25, 2012
Innovations Lab dhe FLOSSK ju ftojnë në “TechTalk”-un e tretë që do të mbahet të martën me 29 Maj në ora 18.30 në hapësirat e Innovations Lab Kosovo.
Ligjëruesi i radhës do të jetë Besfort Guri, anëtar i bordit të FLOSSK, i cili do të flasë për QGIS si Sistem Informativ Gjeografik me kod të hapur.
Në pjesën e parë, temat që do të shtjellohen janë:
- Si të merren dhe shtohen të dhënat në QGIS;
- Si të shqyrtohen atributet e të dhënave tuaja gjeografike;
- Si të bashkohen të dhënat private me ato publike;
- Si të lidhen fotografitë më të dhënat tuaja gjeografike;
- Si të ndryshohet dizajni i hartës tuaj;
- Si ta printoni hartën tuaj;
Në pjesën e dytë, Besforti do të ligjërojë për GeoServer: cka është ai, formatet e fajllave që mund të shfrytëzohen me GeoServer, publikimi i tyre ne web dhe do ta demonostrojë këtë me dy shembuj:
- Do të ndërtohet me anë të GeoServer një hartë me orthophoto mbi të cilën do të vendosen të dhënat e vektorizuara nga OpenStreetMap.
- Si të përdoret GeoServer që të krijohet një Web Map Service (WMS) server për editimin e OpenStreetMap me anë të orthophoto-ve nga GeoServer.
Besforti ka kontribuar në organizimin e konferencës Software Freedom Kosova, projektet e Prishtina Buses dhe Ku me Votu si dhe manualit të parë për krijimin e hartave me Open Street Map. Ai gjithashtu është anëtar i Humanitarian OpenStreetMap Team.
Mireupafshim,
Innovations Team & Flossk Team
------------------- Linqe: Eventi në Facebook: https://www.facebook.com/events/355837551136111/ QGIS - www.qgis.org GeoServer - www.geoserver.org Open Street Map handbook: http://www.flossk.org/sq/projektet/doracaku Innovations Lab Kosovo lokacioni:
Video: http://www.youtube.com/watch?v=xjDpelIOupQ
Harta:
View Larger Map