Software Freedom Kosova 2010


alt Më 25 dhe 26 shtator Prishtina ishte nikoqire për herë të dytë e Konferencës Kosovare të Lirisë Softuerike. SFK10 per të dytën herë u organizua nga FLOSS Kosova dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) i Universitetit të Prishtinës. SFK09 e mbajtur në vitin 2009 u vizitua nga rreth 500 persona të cilët ndoqën rreth 40 ligjërata nga 25 ligjërues. Kësaj here konference ishte më e fokusuar: pati 24 ligjërata nga Kosova, regjioni dhe bota. Ligjëruesit kryesor dhe njëherit mysafir nderi të kësaj konference ishin hakerë me renome si:

	Leon Shiman, anëtar bordi i fondacionit që mbikëqyr zhvillimin e sistemit grafik për Linux dhe BSD – x.org, dhe pronar i firmës     konsulente Shiman Associates;

	Rob Savoye, zhvilluesi primar i Gnash ndërsa më parë zhvillues edhe për Debian, Red Hat dhe Yahoo. Savoye programon që nga viti 1977;

	Mikel Maron, anëtar bordi i OpenStreeMap Foundation;

	Peter Salus, linguist, shkencëtar kompjuterik dhe historian i teknologjisë.

SFK10 është përgatitur në saje të punës pothuajse një vjeçare të komitetit organizativ.
Tema të tjera ofruan edhe:

	Milot Shala    

	Martin Bekkelund    

	Baki Goxhaj    

	Marco Fioretti

Konferenca u mbajt në mjediset e FIEK-ut. Konferenca u përkrah financiarisht nga Zyra e Kryeministrit, Rrota, PC World Albanian dhe OpenWorld.al.

Shiqoje Foto Galerinë e kësaj ngjarjeje: FLOSSK Gallery
Vizito faqen e konferencës në http://www.kosovasoftwarefreedom.org

Back to updates